Studimi! Vetëbesimi i tepërt mund tu rrezikojë shëndetin

schedule22:35 - 18 Nëntor, 2022

schedule 22:35 - 18 Nëntor, 2022

Të moshuarit që e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore shkojnë më rrallë te mjeku. Por kjo mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e tyre. Për shembull, në rastin kur sëmundjet e rënda zbulohen kur është tashmë shumë vonë.

Në të kundërt, njerëzit që mendojnë se janë më të sëmurë nga sa janë në të vërtetë, shkojnë më shpesh tek mjeku. Kjo është ajo që zbuloi një studim i ri nga Sonja Spicer nga Instituti për Demografi në Universitetin e Vjenës dhe Muxhahid Shaik nga Shkolla Herti në Berlin, bazuar në të dhënat e mbi 80.000 evropianë të moshës 50 vjeç e lart.

Rezultatet u publikuan në “Journal of the Economics of Agin”. Dihet se vetëbesimi ndikon shumë në sjelljen tonë. Njerëzit që i mbivlerësojnë aftësitë e tyre fitojnë më shumë, i investojnë ndryshe paratë e tyre, dhe kanë më shumë gjasa të jenë udhëheqës

Por ndërkohë, ata ndërmarrin më shumë rreziqe, pësojnë më shumë aksidente, dhe bëjnë një jetë më pak të përgjegjshme në raport me shëndetin e tyre, duke pirë më shumë alkool, hanë në një mënyrë më pak të shëndetshme, dhe flenë shumë pak.

Mënyra se si njerëzit e perceptojnë gjendjen e tyre shëndetësore, mund të ketë gjithashtu pasoja për vendimet e tyre, si për shembull nëse duhet të shkojnë apo jo tek mjeku. Në studimin e Spicer dhe Shaik, u zbulua se njerëzit që e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore e vizitojnë mjekun 17 për qind më pak sesa ata që e vlerësojnë me saktësi shëndetin e tyre, gjë që është thelbësore për kujdesin parandalues siç janë ekzaminimet.

Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe për vizitat tek dentisti. Por perceptimi mbi shëndetin e një njeriu, nuk ka asnjë ndikim në numrin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Me sa duket kjo e fundit është e përcaktuar dhe shpesh kërkon referimin e mjekut.

Po ashtu, autorët e studimit zbuluan se njerëzit që nënvlerësojnë shëndetin e tyre, detyrohen të shkojnë tek mjeku 21 për qind më shpesh. Nga njëra anë, ekziston disavantazhi që këto vizita shtesë mund të shkaktojnë kosto të panevojshme, gjë që është e rëndësishme duke pasur parasysh plakjen e popullsisë dhe shpenzimet e larta për shëndetin publik.

Të dhënat u mblodhën si pjesë e studimit SHARE (Anketa e Shëndetit, Plakjes dhe Pensionimit në Evropë) gjatë viteve 2006-2013. Së pari, pjesëmarrësit u pyetën se si e vlerësonin shëndetin e tyre, për shembull, nëse kishin probleme të ngriheshin nga karrigia pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Më pas, pjesëmarrësit duhej të ngriheshin nga një karrige gjatë një testi. Në këtë mënyrë mund të përcaktohet nëse dikush e mbivlerëson, nënvlerëson ose vlerëson me saktësi shëndetin e vet. Gjithashtu, studiuesit morën parasysh gjykimet e gabuara në lidhje me kujtesën dhe lëvizshmërinë.

Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve në anketë e vlerësojnë saktë gjendjen e tyre shëndetësore (79 për qind), 11 për qind mbivlerësojnë dhe 10 për qind nënvlerësojnë shëndetin e tyre. Me studimin e tyre të ri, studiuesit u bazuan në një studim të mëparshëm që tregoi se perceptimi i shëndetit ndryshon shumë në varësi të moshës, kombësisë dhe arsimit. Sa më të mëdhenj në moshë të jenë njerëzit, aq më shpesh e mbivlerësojnë shëndetin e tyre. Studiuesit zbuluan edhe dallime të mëdha rajonale.

Analiza zbuloi se njerëzit në Evropën Jugore priren ta mbivlerësojnë shëndetin e tyre, ndërsa ata në Evropën Qendrore dhe Lindore e nënvlerësojnë shpeshherë shëndetin e tyre. Po ashtu njerëzit e arsimuar, kanë më shumë gjasa të vlerësojnë saktë shëndetin e tyre. Apeli i studiuesve:Fokusohuni më shumë në edukimin tuaj shëndetësor. Sa më të shëndetshëm qëndihemi tani, mund të ndikojë se sa të shëndetshëm mund jemi vërtetë në terma afatgjatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!