Kanceri i qafës së mitrës, 1000 vajza të moshës 13 vjeç marrin vaksinat

schedule15:41 - 18 Nëntor, 2022

schedule 15:41 - 18 Nëntor, 2022

Në rreth dy javë rreth një mijë vajza të moshës 13 vjeç kanë marrë vaksinën kundër virusit të papilomës humane.

Në një takim me nxënës, prindër dhe mësues, në shkollën “Kosova” në Tiranë ministrja e Shëndetësisë dhe specialistë të Shëndetit Publik kanë folur për rëndësinë e vaksinës që parandalon kancerin e qafës së mitrës.

“Ne përgjatë një viti synojmë që të vaksinojmë nga 13,000 deri në 15,000 vajza, që çdo vit do të imunizohen, do të fitojnë imunitet kundër këtij virusi të rrezikshëm dhe do të kenë më shumë garanci që e nesërmja e tyre do të jetë shumë më e mirë, sepse ato do të gëzojnë shëndet dhe nuk do të preken nga ky virus i rrezikshëm që shkakton kancerin e qafës së mitrës, po shkakton edhe disa probleme të tjera të cilat afektojnë organet riprodhuese”, tha Manastirliu. 

Pas përfshirjes së testit diagnostikues për virusin e papilomës humane në qendrat shëndetësore Ministria e Shëndetësisë futi në kalendarin kombëtar dhe vaksinën kundër këtij virusi.  Dozat po i marrin vajzat e lindura në vitin 2009./Abcnews.al/