Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka konfirmuar se do të heqë kufirin prej 280 karakteresh në Twitter së shpejti. Musk ka vendosur të bëjë ndryshime thelbësore në mënyrën se si funksionon platforma e mediave sociale që nga blerja e tij prej 44 miliardë dollarësh në fund të muajit të kaluar.
Kufiri aktual i karaktereve për një tweet është 280. Ai u dyfishua nga 140 në 2017. Në shkurt të këtij viti, disa raportime sugjeruan se kompania e medias sociale po planifikonte të lanconte “Twitter Articles”, një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të publikojnë mesazhe të gjata. /abcnews.al