Prej më shumë se një dekade në skenën muzikore shqiptare, Stresi është kthyer në një reperët më të pëlqyer. Reperi nga Tropoja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen jo vetëm për projektet muzikore por gjithashtu dhe për përplasjet e shumta me “rivalët” e tij, sigurisht edhe për jetën personale.
Së fundmi, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lusha është bërë nostalgjik duke ndarë një foto e cila është shkrepur në fillimet e karrierës së tij. Krahas fotografisë ku shfaqet së bashku me një mikun e tij, reperi i njohur ka shkruar: “Kur fillova në vitin 2008.”
/abcnews.al