Një sfidë interesante ka bërë ekipi i Brazilit, ku yjet e kombëtares kanë konkurruar së bashku.
Në një lartësi tepër të konsiderueshme,rreth 35 metra, ndodhej një dron i cili ishte i pozicionuar në qendër të fushës dhe mbante një top futbolli. Ideja ishte që droni do të lëshonte topin me një rënie të lirë dhe secili lojtar i kombëtares braziliane do duhej ta stoponte topin menjëherë dhe në mënyrë të saktë.
Yje si Richarlison, Vinicius Jr, Militao, Rafinha etj, nuk ia dolën ta kryenin këtë sfidë. Radha ishte e Neymar, ku sulmuesi i PSG-së e stopon topin në mënyrë perfekte duke fituar edhe çmim madje./ h.ll/abcnews.al
Neymar is not your average footballer! Look how everyone struggles and he just steps up like it’s nothing! Impressive ?? pic.twitter.com/XLrhfKFI6M
— Fentuo Tahiru Fentuo (@Fentuo_) November 16, 2022