Menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha mbaroi fjalën e tij, pasi seanca plenare u ndërpre dhe ai hyri në një lidhje “live” në Facebook, ka vijuar më pas deputeti Belind Këlliçi.
Ky i fundit tha se kjo formë u zgjodh pasi drejtuesja e seancës nuk u dha fjalën.
“Nëse ne po gënjejnë, nëse po i biem në qafë ministres, të vij vetë në debat të hapur të bëjë transparencë për publikun dhe t’u provojë qytetarëve shqiptarë që deputetët e opozitës po gënjejnë. Sot jemi njohur me procesverbalin e seancës së kaluar ku kemi parë atë debat të një niveli bandidesk, ku Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Ne jemi te vendi i krimit, ku Edi Rama fyen opozitën, deputetët. Sot dy deputetë të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë vetëm se i janë përgjigjur akuzave dhe fyerjeve të Edi Ramës. Sot kemi një opozitë të vërtetë në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Drejtuese e seancës mund të vazhdosh seancën normalisht duke i dhënë fjalën të gjithë deputetëve që kanë kërkuar fjalën. Nuk na dhe të drejtën as për procedurë”, tha Këlliçi, teksa Ermonela Felaj njoftoi rifillimin e nisjes së punimeve të Kuvendit. /abcnews.al