Droga nëpër kontejner, Gjykata e Lartë lë në burg pronarin dhe administratorin e kompanisë së bananeve

schedule10:27 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:27 - 17 Nëntor, 2022

Gjykata e Lartë ka lënë në burg pronarin dhe administratorin e “Alba Ekzotik Fruit”.

Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kishin këkruar një masë më të butë sigurie, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së apelit Durrës.

Ata akuzohen për trafik kokaine lidhur me sasitë e drogës që janë gjetur në kontejneret me banane që vinin peë llogari të kompanisë “Alba Ekzotik Fruit” në portin e Durrësit, në 6 episode në sasi të ndryshme prej disa kg.

Ngarkesa e fundit me kokainë e “Alba Exotic Fruit” ra në rrjetat e policisë me 12 tetor në portin e Durrësit. Në një nga kontejnerët që vinte për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, është kapur një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë.

Kjo ishte e gjashta herë që në kontejnerët e kësaj kompanie gjendet kokainë. Hera e pestë ishte më 7 shtator, kur u kapën rreth 7.7 kg kokainë e ndarë në 8 pako. Saga nuk ndalet me kaq pasi më datë 26 dhe 29 korrik u gjetën sasira 5 deri në 7 kg kokainë te pjesa e ventilimit, dhe po ashtu edhe më datë 12.10.21.

Kujtojmë se në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. Në atë kohë kokaina u zëvendësua me oriz nga DEA amerikane.

‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011 dhe rezulton të jetë në pronësi Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi ngarkesën prej 11.6 kilogramësh kokainë, për të cilën Gumeni u shpreh se nuk ka lidhje. /abcnews.al