Mbreti Charles dhe gruaja e tij e parë, Princesha Diana njoftuan fejesën e tyre në shkurt të vitit 1981. Megjithatë, ata ishin fejuar disa javë më parë, diçka që e kishin mbajtur sekret. Monarku, i cili tani është i martuar me gruan mbretërore Camilla, donte të mos e bënte publike menjëherë fejesën e tij me Princeshën Diana për t’i dhënë asaj kohë për të menduar për propozimin e tij dhe ndryshimet që do të sillte në jetën e saj bashkimi i saj me familjen mbretërore.
Fejesa e tyre u mbajt e fshehtë për tre javë. Princi i atëhershëm Charles i kishte propozuar martesë 19-vjeçares Diana në një darkë private në Buckingham Palace, ndërsa sipas informacioneve vetë Princesha kishte zgjedhur unazën e saj të bukur të fejesës, shkruan abcnews.al.
Mbretëresha Elizabeth ishte informuar për fejesën e tyre që në fillim dhe kishte pranuar që ajo të mbahej e fshehtë për një kohë. “Mamaja ime e mori vesh fejesën tonë tre javë më parë. Ne vendosëm ta mbanim sekret gjatë kësaj kohe, gjë që nuk ishte e lehtë!”
Princi i atëhershëm Charles dhe Princesha Diana bashkuan lidhjen e shenjtë të martesës në një ceremoni madhështore më 29 korrik në Katedralen e Shën Palit. Dasma e tyre mbretërore u transmetua në të gjithë globin. Ata u divorcuan në vitin 1996 dhe nga martesa patën dy djemtë e tyre, Princin Harry dhe Princin William./abcnews.al