Gështenja: Buxheti i vitit 2023 nuk ka parashikuar asnjë investim për Elbasanin

schedule20:25 - 14 Nëntor, 2022

schedule 20:25 - 14 Nëntor, 2022

Deputeti i PD, Lefter Gështenja, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023, si buxhetin e braktisjes për qytetarët e Elbasanit.

Përmes një postimi në Facebook, Gështenja shkruan se në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk është  parashikuar asnjë investim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të Elbasanit.

Sipas tij të vetmet fonde që i janë lënë Elbasanit janë 700 milionë lekë, që do jepen për incenereatorin që nuk punon.

Postimi i Gështenjës:

Për herë të parë në këto 32 vite, i gjithë Qarku i Elbasanit nuk ka të parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2023 asnjë investim të ri për zonat rurale!

Vitin e ardhshëm nuk do ndërtohet apo rikonstruktohet asnjë rrugë rurale, asnjë ujësjellës, asnjë shkollë, asnjë qendër shëndetësore, asnjë investim në bujqësi.

Të vetme fonde që i kanë lënë Elbasanit, 700 milionë lekë, do të jepen për transportin e plehrave në inceneratorin që nuk punon!

Këto fakte të ngritura në Parlament asnjë ministër apo deputet i mazhorancës nuk i përgënjeshtroi, por vetëm ulën kokën dhe votuan buxhetin më të keq për shqiptarët!

/Abcnews.al/