Rimbursimi i fishave shqetësimi kryesor për diabetikët, sëmundja po shfaqet dhe te fëmijët

schedule16:13 - 14 Nëntor, 2022

schedule 16:13 - 14 Nëntor, 2022

Rastësisht rreth 2 vjet më parë Artur Ferhati zbuloi se vuante dhe nga diabeti.

Invalidi që jeton me ndihmë ekonomike tregon se problemeve të tij shëndetësore iu shtuan dhe ato financiare.

Vetëm për fishat që mat nivelin e sheqerit në gjak  duhet të shpenzojë minimalisht 3 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë që në familje tregon se nga diabeti vuan dhe e ëma.

“Me 9000 që marrim ne, dy persona me diabet nuk është e mundur.”

Kequshqyerja,  jeta sedentare e stresi kanë shtuar numrin e personave që vuajnë nga sëmundja e sheqerit.

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen 3 deri në 4 mijë raste të reja. Në  një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të ditës botërore mjekët ngritën shqetësimin se  për të njëjtat  arsye diabeti i tipit 2 po shfaqet dhe tek fëmijët.

“Ka filluar të shfaqet diabeti tip 2 edhe në grupmoshat fëminore dhe të rinjtë.”

Me diabet në të gjithë vendin numërohen rreth 80 mijë persona dhe rreth 20% e fondit për  barnat e rimbursushme shkojnë për ilaçet qe trajtojnë sëmundjen e sheqerit.

Për herë të parë në buxhetin e vitit 2023 parashikohet që fishat e diabetit tu jepen falas të moshuarve mbi 65 vjeç.  Aktualisht ato i marrin pa pagesë të sëmurët deri në 18 vjeç./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!