A mund ta parandalojmë tradhtinë? Sipas psikologëve, marrëdhëniet që u kushtohet kujdes dhe vëmendje kanë më pak gjasa të përfundojnë për shkak të tradhtisë. “Marrëdhëniet janë si organizmat e gjallë, nëse i ushqeni, ato përparojnë dhe forcohen. Nëse i injoroni, ata “vdesin””, thotë Talal Alsaleem.
Provo gjëra të reja në shtrat
Kjo këshillë vlen sidomos për të gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh. Monotonia në jetën seksuale mund ta shkatërrojë marrëdhënien prandaj është e rëndësishme të provoni gjëra të reja në shtrat.
Asnjëherë mos u përpiqni ta kontrolloni atë
Do të dëshironit që ishit me dikë që përpiqet t’ju kontrollojë? Me siguri jo. Është e njëjta gjë me meshkujt. Duhet të siguroheni që t’i jepni partnerit tuaj liri të mjaftueshme. Mos e bombardo me pyetje të panevojshme, ku ishte dhe çfarë po bënte. Nëse vazhdoni ta bëni këtë, ata do të largohen nga ju.
Lëre ta shfrytëzojë kohën e lirë si të dojë
Mos ndërhyni shumë në atë që bën. Mos mendoni se duhet të kalojë kohë vetëm me ju. Nëse ai dëshiron të luajë futboll me miqtë e tij. Përveç kësaj, nuk do të dëshironit që ai të vendoste se çfarë do të bëni në kohën tuaj të lirë, apo jo?
Kujdes me fjalët që thoni
Edhe pse nga jashtë duken sikur mbajnë një mburojë të padepërtueshme dhe se fjalët tuaja nuk mund t’i prekin, djemtë janë kryesisht shumë të ndjeshëm. Për këtë arsye, është e rëndësishme të zgjidhni fjalët që i thoni të dashurit tuaj, veçanërisht kur debatoni. Edhe pse do të zemëroheni me të, nuk duhet ta ofendoni. /abcnews.al