Nga emisioni Vetting:
Pabarazia është një fenomen mbarë botëror, por në Shqipëri statistikat janë dëshpëruese. Sipas ekspertëve, politika në Shqipëri është vetëm në funksion të një grushti njerëzish. Kreu i nismës ‘Thurje’ Endri Shabani, flet për statistika paradoksale sa i përket pabarazisë ekonomike në Shqipëri, ai thotë se duhet bërë një rishpërndarje e të ardhurave pasi një grusht individësh kanë depozituar sasi shumë të mëdha parash.
“Sot 90 vetë kanë në banka më shumë para se i gjithë populli i marrë bashkë. Sipas agjencisë së sigurimit të depozitave 90 vetë kanë të depozituara në banka 3.1 mld euro, i gjithë populli, të gjithë bashkë kanë 2.6 mld, pra ky është momenti ku qeveria, parlamenti do duhet të ishin mbledhur dhe do duhet të kishin bërë një ribalancim, një rishpërndarje më të mirë ekonomike duke rritur taksat për këta 90 vetë dhe duke lehtësuar jetën e pjesës tjetër të shoqërisë. Cfarë po bën qeveria sot? Takson bukën që ble një i varfër, por nuk takson vilat që shiten, pra investitorët strategjik pagujnë zero tatim fitim për 10 vitet e para,” tha kreu i nismës ‘Thurje’ për emisionin “Vetting”.