“Më shpëtoi djali dhe gruaja”, protestuesi: Tentova të vrasë veten

schedule17:40 - 12 Nëntor, 2022

schedule 17:40 - 12 Nëntor, 2022

TIRANË  – Një protestues nga foltorja e tubimit Meta-Berisha ka rrëfyer dramën e tij në jetë. Ai u shpreh se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij por e kanë shpëtuar familjarët.

Sipas tij aktin e rëndë mendoi ta ndërrmarrë, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës.

Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot”, tha ai.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!