Stadiumi është gati për ndeshjen e së hënës në orën 16:00 kundër Bylisit. Për herë të parë në historinë e klubit që ka lindur në vitin 1946, Partizani do ta luajë në stadiumin e tij një ndeshje të kampionatit.
Detaje e fundit janë kompetuar ndërsa proxhektorët janë testuar për disa netë rresht. Klubi i kuq ka postuar një video, ndërsa skuadra është stërvitur nën vëzhgimin e presidentit Gazmend Demi, i cili është shprehur shpesh herë se fitorja më e madhe e këtij klubi do të jetë ngritja e një shtëpie moderne.
Partizani ndriçon stadiumin, skuadra gati për debutimin historik
Çmimet e biletave për ndeshjen e parë do të jenë 1000 lekë për tribunën kryesore dhe 300 për atë ballore.