“KFORI s’e garanton dot sigurinë 100%”, Spahiu: Mund të jemi në kushtet e nisjes së një lufte Kosovë-Serbi

schedule21:56 - 11 Nëntor, 2022

schedule 21:56 - 11 Nëntor, 2022

Nëse e gjithë situata e krijuar në veri të Kosovës nuk është e inskenuar, pra nëse pas saj nuk fshihet ndonjë marrëveshje e mundshme e Serbisë me SHBA-të, apo edhe me vetë Kurtin, mund të jemi në kushtet e nisjes së një lufte.

I këtij mendimi është analisti Nexhmedin Spahiu, i cili gjatë një lidhjeje direkte me “Log.” në ABC u shtoi po ashtu se shenjat indikojnë 100% luftë.

I pyetur nëse prania e KFOR-it supozohet që të garantojë sigurinë e Kosovës, Spahiu tha se është një lloj sigurie por jo 100%.

“KFOR është një garant i sigurisë por jo 100… Në mars 2004 kanë vdekur në Kosovë në trazira me dhjetëra qytetarë dhe ka pësuar shkatërrime Kosova. Serbia ka shkaktuar Luftën e Parë Botërore, është e pritshme të luftojë sërish,” tha ai.

Analisti u shpreh se ai personalisht po shpreson që situata të jetë e “gënjeshtrët” dhe jo një situatë e vërtetë, pra që të jetë arritur ndonjë marrëveshje dhe situata të shkojë drejt normalizimit.

Një skenar sipas tij do të ishte që Vuçiç të njoftojë në momentin e fundit se për hir të paqes do të bëhen disa kompromise. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!