Eksperti i Sigurisë: Bashkëpunimi Rusi, Kinë, Iran e Kore e Veriut mund të bëhet baza e një lufte të tretë botërore

schedule20:06 - 11 Nëntor, 2022

schedule 20:06 - 11 Nëntor, 2022

Për ekspertin e sigurisë Ndërkombëtare, Dritan Demiraj, bashkëpunimi i Rusisë me Republikën Islame por edhe vende të tjera aleatë, është një kambanë alarmi. Në një lidhje direkte me “Radari Informativ”, Demiraj u shpreh se aleanca e Putinit me Korenë e Veriut, Kinën dhe Iranin, mund të jetë baza e fillimit të një lufte të tretë botërore.

Ai thekson se urdhri i dhënë nga presidenti kinez dje, është një këmbanë alarmi pasi kjo është hera e parë që lideri kinez urdhëron ushtrinë që të përgatitet për luftë.

Edhe retorika e përdorur gjatë kongresit të partisë disa javë më parë, ishte për të ngritur shqetësime pasi u fol për marrjen e Tajvanit.

Megjithatë, duke u kthyer te fronti me Ukrainën, Demiraj tha se mund të kemi një zhvillim pozitiv pasi, siç bëri ai të ditur, Jake Sullivan ka komunikuar disa herë me një nga personazhet më kryesore në Kremlin, Nikolai Patrushev, i cili është Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!