Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me Teheranin, i cili ka premtuar ferrin në tokë nëse Uashingtoni do të bëjë gabimin më të vogël.
Nga Teherani vjen një paralajmërim i rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Çdo gabim që do të bëhet nga armiqtë e Iranit – deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura në vend – në mënyrë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre rajonalë, do të ishte njësoj si të niste një reaksion që do të digjte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, interesat e tyre dhe aleatët në zonë”.
Dhe zëdhënësi I ministrisë së jashtme iraniane ka bërë paralajmërimin e tij duke thënë se vendi do i përgjigjet çdo kërcënimi amerikan
Deklaratat e zyrtarëve iranianë vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se kishte anuluar në momentin e fundit disa sulme ajrore ndaj tre pikave në Iran pas rrëzimit të një droni amerikan nga ana pala iraniane.
Pikërisht të dielën në Teheran do të qëndrojë zv/sekretari britanik për Lindjen e Mesme i cili do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane. Në qendër të bisedimeve do të jetë përshkallëzimi i tensioneve në rajon dhe e ardhmja e marrëveshjes për programin bërthamor./ABC News Albania 24/7