Eliza Hoxha është shkëputur prej disa kohësh nga muzika dhe është angazhuar në politikë, gjë që ka bërë të përballet me shumë paragjykime. Vetë ajo ka lënë të kuptohet që ka marrë komente të cilat nuk e cilësojnë të denjë për politikë, por vetëm për muzikë. Por siç thotë ajo, nuk ofendohet nga kjo gjë.
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas cka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë. Duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni.
Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam… Thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur. Shnet!”, shkruan ajo.