Vlorë/ Sekuestrohet një hotel në Himarë, vlera 500 mijë euro

schedule14:35 - 22 Qershor, 2019

schedule 14:35 - 22 Qershor, 2019

Vendoset sekuestro preventive mbi një hotel ne Himare dhe truallin ku po ndërtohet objekti.

Leja është dhënë nga Bashkia e Himarës një vit më parë për një sipërfaqe trualli 700 m2, e ndodhur në Spile, Himarë.

Vlera financiare e hotelit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Objekti u sekuestrua me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë  pasi dyshohet se leja është siguruar me dokumente të falsifikuara./ABC News Albania 24/7