Abc ka zbardhur emrin e pronarit të serave në Berat, ku kultivoheshin bimë narkotike kanabisi. Hamdi Dyli është pronari që kishte lënë me qira serat e kanabisit në Berat, i cili ka rënë në prangat e policisë.
Gjithashtu në pranga kanë rënë 8 rojet e serave të kanabisit:
1-Jurgen Ujkaj
2-Bashkim Mema
3-Sidrit Bisha
4-Endrit Xheka
5-Edison Mema
6-Mirvaldo Disha
7-Blerim Xheka
8-Samuel Lushaj
Sakaq mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy gra që punonin në sera. Të arrestuarat janë nën e bijë, Drita dhe Izmira Mema. Ndërsa numri i të shoqëruarve në polici është ka tejkaluar 100-ën.
Abc mëson se për të shoqëruarat në policia nuk janë prerë ende fletë për urdhër arrest. Shumica e të shoqëruarve janë gra, të cilat pastronin kanabisin në fermat e Beratit.
Deri më tani janë marrë në pyetje rreth 26 gra. Punishtja u zbulua dje në rrugë operative në fshatin Kutalli të Dimalit. Tafikantët e kishin ngritur shumë pranë zonës së banuar.
Hetimet e policisë kishin pak muaj që kishin nisur pas të dhënave që kishin siguruar në rrugë operative. Një grup oficerësh prej ditësh mbanin nën vëzhgim gratë, të cilat banojnë në zonët përreth.
Operacioni nisi mëngjesin e djeshëm. Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarave, u desh një autobus për ti shoqëruar në komisariat./abcnews.al.