Pas 2 ditësh debate, Kuvendi miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2023

schedule13:56 - 10 Nëntor, 2022

schedule 13:56 - 10 Nëntor, 2022

Pas një seance maratonë prej 2 ditësh, e cila u shoqërua me debate të ashpra dhe tone të larta mes mazhorancës dhe opozitës është miratuar në parim projektligji për buxhetin e vitit 2023.

Projektligji kaloi me 74 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu është miratuar në parim me 76 vota pro ndryshimi në ligjin mbi tatimin mbi vlerën e shtuar.

Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55./Abcnews.al/