Basha: Basti i Ramës që protesta të degjeneronte në dhunë, dështoi

schedule21:48 - 21 Qershor, 2019

schedule 21:48 - 21 Qershor, 2019

‘Skenari i dhunshëm i Ramës për të mbytur jehonën e Bild-it, dështoi me turp në protestën më gjigande”. Kështu vijoi fjalimin Lulzim Basha para mbështetësve duke u shprehur se plani i ramës për të tërhequr vëmendjen nga skandali, dështoi dhe ora e tij po mbaron.

“Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik.

Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi. Sot ju them me përgjegjëësi të plotë se tiktaku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Perëndimi”. /abcnews.al