Kumbaro shpërthen ndaj opozitës: Politikanë që fërkoni barkun, nxirrini fjalë të zeza për turizmin

schedule11:19 - 10 Nëntor, 2022

schedule 11:19 - 10 Nëntor, 2022

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka shpërthyer nga foltorja e parlamentit ndaj opozitës, e cila ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e turizmit.

Kumbaro u tha deputetëve të opozitës se kanë një dëshirë perverse për të nxjerrë keq Shqipërinë e për të folur fjalë negative për turizmin në vend.

“Si mund të kemi politikane që fërkojnë barkun duke folur me fjalë të zeza për Shqipërisë. Si ka mundësi që të keni një dëshirë perverse për të nxirë turizmin. Shqiptarët ju kanë ndëshkuar me 3 mandate në opozitë”, u shpreh Kumbaro./abcnews.al/