Një operacion antidrogë i zhvilluar në Tiranë çoi në pranga 15 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa 14 u proceduan në gjendje të lirë.
Operacioni mori emrin “Tentakulat” dhe mes të arrestuarve është edhe një femër. Të arrestuarit e shpërndanin drogën në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Detajet e operacionit i bëri të ditira në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika.
“Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.”
Hetimet për këtë grup kishin disa muaj që kishin nisur nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, duke aplikuar metoda speciale të hetimit. Për të zbuluar shpërndarësit, në disa raste është bërë edhe blerje e stimuluar me agjentë civilë të andidrogës.
Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të ndryshme droge të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis e ndarë në doza gati për shitje. Si dhe automjete e një biçikletë me të cilën personat e arrestuar dhe ata të proceduar në liri shpërndanin lëndën narkotike.
Që prej fillimit të vitit, në Tiranë janë 6.5 kg kokainë, 73 kg kanabis dhe 52 kg kanabis në formë çokollate në 38 operacione të ndryshme.
TË ARRESTUAR
1. Erkin Hima
2. Edis Hallkokondi
3. Rando Muçollari
4. Arlend Muçollari
5. Lubjan Heri
6. Sergej Muhollari
7. Emiljano Karaj
8. Henri Katroshi
9. Igli Eski
10. Reshit Kurteshi
11.Devis Zypçe
12. Klajdi Papa
13. Armand Sula
14. K. Begaj (femër)
15. Bledar Krasniqi
TË SEKUESTRUARA
745 gr kokainë
110 gr heroinë
1.3 kg kanabis
shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë
5 peshore elektronike
25 aparate celulare
6 automjete, 1 motomjet, 1 biçikletë../Abcnews.al/