Gary Neville: Ronaldo ishte kapiten dhe Man United humbi, detyra e tij është të shpjegojë pas ndeshjes pse nuk dëgjuam asgjë?

schedule21:50 - 9 Nëntor, 2022

schedule 21:50 - 9 Nëntor, 2022

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi 37-vjeçar nuk ka komunikuar me shtypin pas humbjes nga Aston Villa (3:1).

“Ronaldo doli në fushë si kapiten dhe skuadra humbi. Detyra juaj është të shpjegoni veten pas ndeshjes.

Nëse skuadra fiton, shënuesi ose një nga yjet intervistohet. Nëse skuadra humbet, flet portieri, qendërmbrojtësi ose kapiteni. Pse nuk dëgjuam nga ai? Ai duhet të kishte dalë dhe të thoshte: “Kjo dhe ajo shkoi keq, ne do të punojmë shumë dhe do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

Është koha që ai të fillojë të flasë. Ne nuk kemi dëgjuar prej tij për gjashtë muaj”, tha Neville për Overlap. /G.D abcnews.al/