Standardi i gjuhës shqipe dhe ndryshimi i tij ka qenë debati i mbrëmjes në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo në Abc.
Mes mendimeve pro dhe kundër për rishikimin e standardit, u rikthye në vëmendje edhe abetarja e përbashkët e trevave shqipfolëse.
Xhafo vuri në dukje se një abetare e tillë u bë edhe në vitin 2012, me rasatin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe atëherë po ashtu u trumbetua me të madh.
Ndër autorët e botimit të atëhershëm, akademiku Shezai Rrokaj vuri në dukje se kjo është e gjitha një çështje politike, ndërsa tekstet janë të ndryshme.
“Punë politike. Janë krejt të ndryshëm. Unë them kaq: gjërat e mira bëhen ngadalë, nuk bëhen për 3 muaj. Unë nuk kam marrë pjesë sepse ishte kohë shumë e shkurtër që duket si tekst i thjeshtë, por është shumë e vështirë. Qeveria do skupin, do propagandën. Lëvizjet standard pa dritën jeshile të politikës nuk bëhen kurrë, sepse është gjuhë e shtetit. Të bësh një reformë me gjuhën sot do të thotë që duhet të ndryshosh gjithë tekstin”, tha Rrokaj. /abcnews.al