Guti sulmon Benzeman: Dëshiron të luajë në Katar 2022 prandaj nuk luan, po e tradhton klubin

schedule03:00 - 9 Nëntor, 2022

schedule 03:00 - 9 Nëntor, 2022

Ish mesfushori i Real Madridit, Guti, ka komentuar situatën në klub, duke sulmuar edhe Karim Benzeman që nuk po luan.

Real Madridi përjetoi humbjen e parë këtë sezon në La Liga, ku u mposht nga Rayo Vallecano me rezultat 3-2.

Karim Benzema nuk luajti, sikurse që bëri edhe dy ndeshjet e mëparshme. Në fund të tetorit, Real Madridi bëri të ditur se sulmuesi francez, i cili pritet të luajë me Francën në Botërorin e Katarit, ka një problem muskulor.

“Unë nuk e kuptoj Benzeman. Leo Messi luan për PSG dhe Robert Lewandowski për Barcelonën, si shumë lojtarë të tjerë. Duhet të pranosh rrezikun e lëndimeve para Kupës së Botës, nuk mund ta tradhtosh klubin tënd”, ka thënë Guti për El Chiringuiton.

Spanjolli nuk e kupton pse Real Madridi nuk solli zëvendësues për 35-vjeçarin Benzema.

“Të gjithë e dinim se mund të ndodhte. Nuk e kuptoj pse nuk kanë një zëvendësues për të”, nënvizoi Guti.

Kujtojmë se Benzema fitoi Topin e Artë, duke u shpallur lojtari më i mirë në botë.