Princesha Martha Louise e Norvegjisë ka vendosur të heqë dorë nga detyrat e saj mbretërore, duke tronditur publikun dhe fansat mbretërorë. Ky vendim është marrë me qëllim që “të dallojë më qartë aktivitetet e saj dhe marrëdhëniet e saj me Shtëpinë Mbretërore të Norvegjisë “.
Prandaj Marta Louise nuk do të kryejë detyrat e saj për familjen mbretëror, ndërsa sipas informacioneve procedurat që ishin nën kujdesin e saj do të kryhen nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Norvegjisë.
Prindërit e saj, Mbreti Harald V dhe Mbretëresha Sonja, falënderuan vajzën e tyre të vetme për kontributin e saj në një deklaratë: “Mbreti dhe Mbretëresha dëshirojnë të falënderojnë Princeshën Martha Louise për punën e rëndësishme që ajo ka bërë në cilësinë e saj zyrtare për shumë dekada. Ajo i kreu detyrat e saj me ngrohtësi, kujdes dhe përkushtim të thellë”.
“Në përputhje me dëshirat e Mbretit, Princesha Martha Louisa do të ruajë titullin e saj dhe do të vazhdojë të shërbejë si kryetare e bordit të Fondit të Princeshës Martha Louisa”, thuhet në deklaratën e Pallatit.
Në vitin 2019 Martha Louisa vendosi në konsultim me familjen e saj të mos përdorte titullin e princeshës, në lidhje me aktivitetet e saj./abcnews.al