Chelsea vendos të ardhmen e Brojës, sulmuesi shqiptar jashtë merkatos

schedule14:49 - 8 Nëntor, 2022

schedule 14:49 - 8 Nëntor, 2022

Për Armando Brojën dihet tashmë që ka interes të lartë nga Serie A, sidomos nga Milan.

Chelsea në fakt, para disa ditësh thuhej se blutë e Londrës ishin të interesuar për Rafa Leao dhe ishin të gatshëm t’i ofronin kampionëve të Italisë Armando Brojën dhe sasinë e parave për të plotësuar këtë transferim 120 milionësh.

Por, sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, ka theksuar se Chelsea ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë për bomberin shqiptar, madje as për huazim. Chelsea e konsideron Brojën si pjesë të projektit të klubit dhe nuk ka ndërmend të largojë sulmuesin shqiptar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!