Të paktën 15 000 njerëz vdiqën në Evropë nga shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë në vitin 2022, ka bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vlerësimi ende jo i plotë i publikuar sot nga OBSH përfshin 4 500 vdekje në Gjermani, pothuajse 4 000 në Spanjë, mbi 3 200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.
Numri pritet të rritet, pasi disa vende kanë raportuar vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë, veçanërisht verën e kaluar, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
/abcnews.al