“Një fazë e re vjen në punë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

schedule07:11 - 7 Nëntor, 2022

schedule 07:11 - 7 Nëntor, 2022

Dashi

Gjatë këtyre dy ditëve keni bërë shumë, është koha të ndaleni dhe të reflektoni, sidomos në dashuri. Oferta të shkëlqyera në horizont sa i përket punës.

Demi

Pasditen e kësaj të hëne do të rikuperoni disa raporte. Ndiheni të lënë pas dore në punë. Konflikte po shfaqen me shenjat e Peshores dhe Akrepit.

Binjakët

Në çift keni pasur probleme edhe për shkak se disa vendime ekonomike nuk ishin të lehta. Për disa, një fazë e re vjen në punë.

Gaforrja

Pas një të kaluare të vështirë së fundi në dashuri, më në fund po vjen njëfarë kënaqësie. Në punë, edhe nëse duhet të filloni gjërat nga e para, mund t’ia dilni.

Luani

Do të dëshironit të ishit me një person pa bërë plane për të ardhmen, duket se angazhimet nuk janë modeli që përqafoni ndaj dhe po rikthehet vullneti në lidhje. Bëni kërkesa për punë që tani për të ardhmen.

Virgjëresha

Kjo ditë e parë e javës premton mundësi të mëdha në dashuri. Mes të hënës dhe të martës do të ketë siklete dhe nervozizëm në punë. Mos u pështjelloni.

Peshorja

Gjithçka mund të sjellë pak tension të ekzagjeruar në marrëdhënien e dashurisë ndaj çelësi është të kuptoni dhe të shmangni hapësirat për sherr. Në punë bëjini të qarta qëllimet tuaja. Gjërat po ndryshojnë.

Akrepi

Me siguri që nuk ju mungon sharmi në këtë periudhë, përfitoni prej tij për të nisur njohje të reja. Është momenti i duhur për të bërë një kërkesë në punë.

Shigjetari

Realiteti është se kjo marrëdhënie po ju shkakton një mërzití, luhatje të humorit dhe rutinë, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të bëni një zgjedhje. Jeni vetëm kundër të gjithëve në punë, mendohuni mirë më çdo hap.

Bricjapi

Këtë të hënë, Hëna është në pozicion të mirë, orë interesante po vijnë në dashuri. Ndërsa yjet favorizojnë sipërmarrësit.

Ujori

Duhet durim në marrëdhëniet romantike. Nga disa gjëra që lidhen me punën, do të jeni larg partnerit. Gjysma e dytë e ditës do të jetë më pak produktive në punë.

Peshqit

Njohjet që lindin tani mund të bëhen diçka shumë e rëndësishme në të ardhmen e afërt. Në punë keni forcën që duhet për t’i bërë një kërkesë një personi, eprori të rëndësishëm./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!