Zhduket helikopteri me 7 persona në jug të Italisë, mes tyre 2 fëmijë

schedule14:00 - 5 Nëntor, 2022

schedule 14:00 - 5 Nëntor, 2022

Një helikopter në të cilin udhëtonin të paktën 5 persona humbi kontaktin me qendrën e kontrollit dhe u zhduk nga radarët në provincën italiane të Foggia (në jug), ku aktualisht po kërkohet me urgjencë.

Departamenti i Zjarrfikësve konfirmoi se bashkë me anëtarët e ekuipazhit në bord ndodheshin 7 persona.

Autoritetet pranuan se kanë nisur kërkimet për këtë helikopter që ka “ndërprerë kontaktin radiofonik” në zonën Apricena, në provincën e Foggia.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në zonë dhe po fluturohet me një tjetër helikopter të autoriteteve rajonale.

Sipas informacioneve të para, në helikopterin e kompanisë private “Alidaunia” udhëtonin pesë persona, mes tyre dy fëmijë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, bëjnë të ditur mediat.

Alarmi ra në orën 10:30 me orën lokale (8:30 GMT), një orë pas ngritjes nga arkipelagu i Ishujve Tremiti./Abcnews.al/