E bija e Lasgush Poradecit i dorëzon 600 libra Bibliotekës Kombëtare, ka një thirrje për të rinjtë

schedule19:46 - 4 Nëntor, 2022

schedule 19:46 - 4 Nëntor, 2022

E bija e Lasgush Poradecit, Maria dy vite më parë publikoi për herë të parë për ABC bibliotekën e të atit.  Këtë pasuri  të librave në gjuhë të huaj, që  atë  kohë dy të bijat Maria dhe Kostandina  kishin menduar që t’ia dorëzonte Bibliotekës Kombëtare.

“Po e ruaj si gjë të shenjtë, por edhe kjo diku do shkojë.”

Zyrtarisht fondin prej 600 librash, në gjuhë të huaj ia dhuruan Bibliotekës Kombëtare.

Librat kanë dedikime, autografe dhe shënime  për poetin dhe nga poeti.

Ndarja me këto libra dhe intimitetin e tyre nuk është e lehtë  për të.

“Sigurisht si të gjitha ndarjet, sidomos kur është dashuria në mes. Unë kam lindur me këtë bibliotekë.”

Maria i bën thirrje  brezit të ri që t’i kthehen leximit.

“Ata që duan të bëhen artistë duhet të shkojnë në bibliotekë.

Ajo na rrëfen se disa prej librave të dashur të të atit i ka mbajtur për vete.

“Kam disa që janë në gjuhën italiane.”

Këto libra do të strehohen tek aneksi i bibliotekës, aty ku ruhet fondi i librave në gjuhë të huaj.

Kjo është vetëm një pjesë që ka mbetur nga fondi prej më shumë se 2000 libra para konfiskimit të  kësaj biblioteke gjatë vitit 1945./Abcnews.al/