Përgjimet e Bild, flasin deputetët (Video)

schedule12:29 - 20 Qershor, 2019

schedule 12:29 - 20 Qershor, 2019

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës në parlament kanë qëndrime të ndryshme për audio përgjimet e publikuara për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Ata bien dakord në një pikë, që ata që prokuroria të hetojë nxjerrjen e sekretit hetimor e kush ka vjedhur votat të ndëshkohet.

Almira Xhembulla, deputete e PS: Unë në 2016 isha një qytetare e zakonshme dhe me shumë kënaqësi kam votuar Muharrem Ramën.

Bashkim Fino, deputet i PS: Duhet të vepronte prokuroria para 3 vjetësh, dosjet janë pothuajse të mbyllura. Unë mendoj se këto janë indicie dhe indiciet duhet të vazhdojnë, të hetohen nga prokuroria. Madje të gjitha përgjimet. Ka përgjime edhe për partinë e opozitës, biles edhe përgjime.

Musa Ulqini, deputet i PS: Kushdo që guxon të keqpërdorë lekët për të blerë votat duhet të dënohet. Si ka mundësi që PD ka dy vjet që e mban këtë dosje dhe nuk ulet me ne te komisioni i reformës për të ndryshuar gjëra që duhen ndryshuar, por në vend që ta përdorë për të rregulluar situatën, e keqpërdor sot për të denigruar procesin. Në këtë moment të gjithë kanë përgjegjësi, të gjithë duhet të tregohen të drejtë, të përgjegjshëm në raport me interesat e vendit.

Bujar Çela, deputet i PS: Çmimi më i madh i votave në qarkun tonë është dëshira e popullit. Nuk ka ndodhur asnjëherë, por unë nuk jam nga Dibra.

Gazetarja: Fluturon njeri nga puna në vendin tuaj?

Bujar Çela: Unë nuk e di, por zakonisht në qarkun tonë nuk fluturon njeri.

Gazetarja: Zonja Mara sa ka qenë çmimi i votës për ju në Dibër?

Aurora Mara, deputete e grupimit të pavarur: Unë nuk i konceptoj fare këto gjëra./abcnews.al