Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkon të ndalojë takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama sot pasdite në Shkodër. Në një letër zyrtare e policisë lokale dhe Partisë Socialiste, Bashkia njofton se nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale:
“Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhoje Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik“, shkruan Ademi.
Dekreti i Presidentit është arsyeja e parë dhe arsyeja e dytë që Voltana Ademi jep, është se në këtë periudhë te sezonit turistik, Shkodra nuk ka ambiente publike të lira për tubime të tilla elektorale./abcnews.al

