U shfaq shumë elegante krah Eduartit, Arbana shpenzon shifrën marramendëse për vetëm një fustan

schedule11:49 - 3 Nëntor, 2022

schedule 11:49 - 3 Nëntor, 2022

Mbrëmjen e djeshme, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për herë të parë filmin e tij të ri. Gjatë premierës, ai kishte ftuar shumë personazhe të njohur, ku padyshim nuk mungoi as partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është ‘look-u’ i saj, pasi kishte zgjedhur një fustan të gjatë elegant nga Saint Laurent, pjesë e koleksionit Fall ‘22 i fustaneve të mbrëmjes, që në faqen zyrtare të brandit kushton 4.400$. Fustani i zi me rrudha kishte edhe një lule lejla kadife në pjesën e bustit.

Kujtojmë që çifti vetëm pak javë më parë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Zoi./abcnews.al