Një 66-vjeçar u arrestua nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet se dhunoi fizikisht vëllain e tij.
Policia bënë të ditur se 66-vjeçari i cili jeton në Tiranë, ka shkatërruar gjithashtu varrin e kunatës së ndjerë. Shkaqet e ngjarjes në fjalë nuk janë të qarta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”, thuhet në një njoftim të policisë.