VIDEO/ Mes puthjesh dhe lotësh, nëna e dëshmorit të UÇK-së e lumtur pas daljes nga azili ku u dhunua

schedule18:33 - 2 Nëntor, 2022

schedule 18:33 - 2 Nëntor, 2022

Mes puthjesh dhe lotësh gëzimi, ky është momenti kur nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, lë qendrën e azilit, nga ku u dhunua në mënyrë brutale nga një punonjëse.

Siç shihet edhe në video e moshuara është nxjerrë nga qendra “Orenda” në Pejë nga vajza dhe dhëndri i saj.

Dhuna ndaj të moshuarës u bë virale në rrjet ku ishim me mijëra mesazhet që dënonin aktin e rëndë dhe sjelljen e punonjëses.

Për këtë ngjarje mjaft të rëndë ka patur reagime edhe nga ana e institucioneve si dhe politikanëve në Kosovë por edhe në Shqipëri.