Iu zbulua lidhja me basketbollistin, por çfarë thoshte Eneda Tarifa pas divorcit

schedule10:17 - 2 Nëntor, 2022

schedule 10:17 - 2 Nëntor, 2022

Prej disa ditësh, këngëtarja Eneda Tarifa është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Gjithçka nisi kur u publikuan disa foto të saj me basketbollistin Gent Lasku, ku shfaqej duke u përqafuar dhe duke pirë verë.

Kështu, Eneda ka konfirmuar që ka lënë pas përgjithmonë lidhjen e saj 18-vjeçare me Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

Por çfarë thoshte Tarifa pas divorcit nga ish-partneri? E ftuar në “ABC e Pasdites”, një vit më parë, ajo u shpreh se në një mënyrë a një tjetër e konsideron dështim çdo lidhje që ka shkuar në martesë e më pas në divorc.

Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”, deklaronte Eneda dikur./abcnews.al