Presidenti i shkruan OSBE-ODHIR: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje

schedule16:39 - 19 Qershor, 2019

schedule 16:39 - 19 Qershor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një letre ka informuar drejtuesit e OSBE-ODHIR se në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Sipas Kreut të Shtetit çdo proces që zhvillohet pa dekret të tij, është nul.

Anulimin e zgjedhjeve Presidenti i Republikës Ilir Meta ja ka bërë të ditur dhe drejtuesve më të lartë të OSBE-ODHIR-it. Përmes kësaj letre që mban datën 19 qershor Kryetari i Shtetit i shkruan Ministrit për çështjet e Jashtme dhe ato  Evropiane të Sllovakisë, njëkohësisht kryetar i radhës i OSBE, Miroslav Lajčák dhe Drejtueses së ODIHR Gísladóttir se ka zhdekretuar vendoret e 30 qershorit.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199  i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor.”

Zgjedhjet që mbahen pa dekretin e Presidentit thekson Meta janë të pavlefshme ashtu si dhe përpjekjet e Kryeministrit për të bllokuar zbatimin e vendimit të Kreut të Shtetit.

“Dekreti është ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë institucionet perfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të Presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të Presidentit të Republikës janë totalisht të paligjshme dhe përkeqësojnë krizën në Shqipëri”.

Me këtë letër Presidenti i Republikës ka vënë në dijeni dhe Presidentin dhe Sekretarin e Asamblesë Parlametare të OSBE-së.

 

/ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!