Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari e cilëson si traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare zjarrin që iu vendos shkollës dje në Shkodër, brenda së cilës ishte vendosur KZAZ-ja. Hajdari thotë se ka vendosur që pagën si deputete ta dhurojë për riparimin e shkollës që u dogj dje në Shkodër.
“Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare. Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”. Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa” shkruan ajo./abcnews.al