Sulm me thikë në Londër, humb jetën një 32 vjeçar

schedule08:35 - 30 Tetor, 2022

schedule 08:35 - 30 Tetor, 2022

Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur në metronë e Londrës, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur  në stacionin Waterloo. Autori i atentatit të përgjakshëm, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë viktimën jashtë një pallati pranë metrosë.

Oficerët e policisë e gjetën të plagosur dhe të shtrirë në tokë dhe menjëherë thirrën një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Por pavarësisht ndihmës së parë, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Kjo është pjesë e një listë të gjatë vrasjes në Londër. 32 vjeçari është viktima e 86-të në vetëm 10 muajt e parë të 2022.

/abcnews.al