Mungesa e aktivitetit fizik dhe kequshqyerja ka shtuar sëmundjet tek shqiptarë. Shumë prej tyre problemet shëndetësore i kanë çuar deri në sallën e operacionit.
Ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale të kryera në dhjetë muaj në Kirurgjinë e Përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë tregon shefi i shërbimit Arben Gjata tejkalojnë ato që janë realizuar gjatë të gjithë vitit 2019, pa nisur ende pandemia e Covid.
“Ka dyndje te madhe pacientësh. Ne këtë vit, megjithëse është ulur numri i shtretërve, kemi pasur 55 tani kemi 28, numri i operacioneve që kemi kryer deri tani, është numër më i madh se ai që kemi kryer në 2019.”
Ndërkohë infeksionet spitalore në raport me afro dy dekada më parë kanë rënë me 20%.
“Për shkak të kushteve dhe veglave e veshjeve një përdorimshe që përdoren në sallë ka sjellë ulje por dhe rënie të infeksioneve spitalore.”
Kjo ka ndikuar dhe në reduktimin e kohës së shtrimit në spital. Krahasuar me tre vite më parë, ditë-qëndrimi në shërbimin e Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT është ulur me tre herë. Nëse në 2019 një pacienti i duhej të ndiqej në pavion mesatarisht 7 ditë e gjysmë tashmë koha e qëndrimit aty është 2 ditë e gjysmë./Abcnews.al.