Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në vendin tonë, pasi janë rrëzuar aksidentalisht nga pema teksa mblidhnin ullinj.
Bëhet fjalë për një 62-vjeçar në nga Saranda dhe një 65-vjeçar nga Vlora.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
/abcnews.al/