Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Kukës – Morinë.
Në njoftimin e Policisë lokale thuhet se një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip Opel dhe kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët.
Mësohet se të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit u dërguan për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. /ABC News Albania 24/7