Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata vetëm pak muaj më parë u bënë prindër dhe u bekuan me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.
Sot, duket se moderatorja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instagram një video, ku ka përmbledhur të gjithë historinë e tyre të dashurisë. Dojna ka kujtuar njohjen me Vlashentin gjatë intervistës, propozimin për martesë dhe deri te momenti kur u bënë prindër.
“Vjen tjetri nga aeroporti direkt per interviste dhe e gjen veten te martuar me femije”, ka shkruar ajo krahas videos së ëmbël./abcnews.al
View this post on Instagram