Shpërthimi me 41 viktima në minierën turke, autoritet arrestojnë 25 persona

schedule22:34 - 27 Tetor, 2022

schedule 22:34 - 27 Tetor, 2022

Autoritetet turke kanë bërë 25 arrestime në lidhje me shpërthimin e 14 tetorit në një minierë qymyrguri në qytetin Amasra, ku humbën jetën 41 punëtorë. Drejtori i minierës, Jihat Ozdemir, ishte në mesin e të arrestuarve, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishte zotuar gjatë vizitës së tij në skenën e tragjedisë se askush nuk do të kursehet nëse lindin përgjegjësi pas përfundimit të hetimit.

Familjarët e viktimave kishin raportuar se rreth 10 ditë para shpërthimit fatal, minatorët kishin vënë në dukje erën e fortë të gazit në galeri.

Opozita turke akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar tragjedinë.

Aksidenti fatal në Amasra zgjoi kujtimet e tragjedisë së vitit 2014 në një minierë qymyri në qytetin perëndimor turk të Soma, ku 301 punëtorë u vranë pas një shpërthimi dhe zjarri që shkaktoi shembjen e një boshti. Drejtësia turke më vonë kishte vendosur dënime me burg deri në 22.5 vjet për tre drejtues të minierës. /abcnews.al