Raporti: Kriza energjetike rrezikon të prishë zinxhirët e furnizimit të Europës me ilaçe

schedule14:47 - 27 Tetor, 2022

schedule 14:47 - 27 Tetor, 2022

Rritja e kostove të energjisë në Europë rrezikon zinxhirët e furnizimit të ilaçeve, tashmë të goditura nga mungesat në kulmin e COVID-19, sipas një paralajmërimi të kompanisë farmaceutike Teva, sipas mediave të huaja.

Ilaçet  janë thelbësore për trajtimin e kushteve afatgjata, si dhe janë kyçe për procedurat kirurgjikale. Ato zakonisht shiten me çmimet më të ulëta të vendosura nga agjencitë kombëtare shëndetësore ose shoqatat në shtetet anëtare europiane.

Tani, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike dhe ekonomike që lidhet me të kërcënon të “shkatërrojë për mirë sektorin farmaceutik të kontinentit për disa ilaçe kritike”, shkroi Teva në një raport.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!