Vinicius Junior, sulmuesi i Real Madrid, foli për mikrofonat e “Goal.com”, duke nisur nga marrëdhënia e tij me Benzema.
“Karim më mëson shumë çdo ditë, bëj gjithçka që të shënoj sa më shumë gola. Pas një kohe të gjatë të kaluar me Cristianon, ai tani është protagonisti i skuadrës, gjë që është shumë e rëndësishme”.
E shihni veten si fitues të Topit të Artë?
“Unë punoj që të rritem dhe të jem në gjendje të bëj shumë për ekipin tim. Titujt kolektivë janë gjëja më e rëndësishme. Nëse bëjmë siç bëmë sezonin e kaluar, atëherë lojtarët më të mirë do të fitojnë Topin e Artë.”
Ku e shihni veten pas pesë vitesh?
“Në Madrid. Jam i sigurt se mund të vazhdoj të luaj këtu për një kohë të gjatë, si dhe për shumë të rinj të tjerë që janë tani me ne, Camavinga, Rodrygo, Valverde, Tchouameni, Militao…
Skuadra është e shkëlqyer dhe në tre-katër vite do të jetë edhe më mirë”./ h.ll/abcnews.al