Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jim Belushi: Shqipëria duhet të legalizojë kanabisin farmaceutik

schedule17:37 - 26 Tetor, 2022

schedule 17:37 - 26 Tetor, 2022

Nga Leontina Nika

Aktori, komendianin dhe muzikanti i njohur Jim Belushi ndodhet prej 10 ditësh në Shqipëri. Në konferencën për shtyp ai tha se ftesa i ka ardhur nga kryeministri Edi Rama.

Belushi po realizon një dokumentar për vlerat e kanabisit prej 6 serish për Discover Channel.

“Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon kam filmuar në Çikago, Boston deri në Alabama, në Misisipi etj dhe pastaj më vjen një telefonatë nga kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Dhe përderisa unë kam fermën time të kanabisit dhe ky seria televiziv mbështete në këtë dhe përfitimet e kanabisit, besoj se ai duhet të kishte dëgjuar për këtë dhe donte të dinte se cila ishte përvoja ime dhe mendimet e mia mbi këtë tematikë. Kemi filluar këtu erdha takova kryeministrin dhe diskutuam rreth çështjeve të kanabisit. Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar ende. Sipas mendimit tim kanabisi është një bime medicinave që shëron dhe të ndihmon me shumë sëmundje. Psh kemi medikamente që merren me recetë por nuk ndihmojnë aq sa kanabisi, por nga ana tjetër të çon më tej të bën të ndjehesh më mirë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe që njerëzit të ndjehen mirë. Dhe për mua kjo është një bime medicinale. Dhe pikërisht ato medikamente të cilat ne përdorim janë shpesh pijet alkoolike. Alkooli të krijon varësi dhe kemi statistika për fatkeqësi nga alkooli, por për sa i përket kanabisit s’kemi mbidoza, nuk shkakton pasoja mbi trup dhe ne të gjithë kemi detyrim të arsimojmë popullin dhe ta informojmë që është bime medicinale. Duhet të bëjmë dallimin midis bimës mjekësore dhe krimit të organizuar që ka qenë i përfshire dhe i ka dhënë kanabisit këtë konotacion negativ. Dhe legalizimi i kanabisit nënkupton shkatërrimin e krimit të organizuar. Kjo është ajo që unë promovoj edhe në emisionin tim. Ne kemi udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të zbuluar se cilat janë ato cilësi të kanabisit duke eksploruar jo vetëm shkencën, duke shpjeguar njohuritë që ne kemi marrë gjatë këtij udhëtimi. Unë nuk po flas për paratë që përfitojmë por po flasim për kanabisin si bimë medicinale. Shpresoj që do të ketë një përfitim që do të mund tatohet dhe të ndihmojë qeverinë. Nëse në Shqipëri do të legalizohet pse jo do të vij të investoj, sigurisht që jemi duke diskutuar dhe së pari duhet të miratojmë ligjin. Unë nuk kam bërë këtë udhëtim në Shqipëri vetëm për këtë qëllim. Ne e dimë që Lazarati është kriminalizuar. Njerëzit aty në fakt janë njerëz që merren me bujqësi, ata e rrisin dhe kujdesen për këtë bimë me shumë pasion. Ata kanë bërë një betejë shumë të ashpër dhe në fakt duan që ta rrisin kanabisin aty dhe ne e identifikuam dhe konstatuam se ajo zonë është zona më e veçantë për ta rritur këtë bimë sepse ka të bëjë me pehashin e vetë tokës dhe me ujin. Po ashtu ata kanë njerëz shumë të aftë që kanë shumë njohuri për ta rritur atë bime. Kjo është një fushë tjetër ku kanabisi mund të shfaqët dhe mund të realizohet legalizimi i kanabisit dhe të eksportohet pastaj. Ne kemi kuptuar që në këtë zonë mund të ishte më e mira të kultivohej kjo bimë”, tha Belushi.

Krahas kanabisit mjekësor, ai tha se do të pasqyroi edhe bukuritë e Shqipërisë . Por Shqipëria sipas tij duhet të jetë e hapur edhe ndaj këtij biznesi.

“Unë nuk dua të flas shumë për gjërat e errëta të Shqipërisë por do të përmendim me siguri nga ka ardhur Shqipëria dhe sa shumë është zgjeruar dhe sa e bukur është tani. Ne kemi folur sesi ka qenë e mbyllur për 50 vjet dhe po ashtu me atë shtypje gjëja e parë që del me lirinë është dhe shprehja, natyra artistike e njerëzve. Ky është një vend shumë artistik që tregon me artin, me arkitekturë, shkrimet, bujqësinë. Gjithçka që është bërë në Shqipëri është bërë me zemrën e një artisti, dhe këtë gjë e ndjen. Unë dua të përmend shumë më shumë se bukuria e këtij vendi dhe mundësinë e hapjes së Shqipërisë në një nivel tjetër, siç është kanabisi”, u shpreh Belushi.

Kënaqësi kur vizitoi qytezën e vendlindjes Dardhen ishte e jashtëzakonshme .

“Ndërsa qyteza ime Dardha , është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime, të afërmit e mi. Ishte një përvojë shumë e bukur dhe e veçantë, të kthehesha aty. Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar në kokën time atë që përjetova aty. Ai ishte një fshat që unë e njihja, e njihja se aty është rrit nëna ime gjyshja ime. Unë as sytë nuk mund ti shqisja nga ai fshat që më sillte kujtime, çdo njeri, ushqimi çdo gjë. Të gjithë njerëzit në Shqipëri kanë të njëjtën zemër të madhe, por unë dua të ndalem pak se shqiptarët janë shumë njerëz kokëfortë. Unë aty nuk fitova asnjë debat me argument pasi ata nuk binden me argumente”, tha komediani.

Por me doza humori ai tregon edhe vlerat e ushqimit tone.

“Unë vetëm mund t’ju tregoj për ushqimin. Kur vjen këtu nuk mund të ruash dietën amerikane. Kemi ngrënë aq mirë dhe aq shumë. Ushqimi këtu është i mrekullueshëm, madje kemi thënë pse njihet Italia për ushqim kur këtu është ushqimi aq i mirë. Nuk ndalonim së ngrëni duke filluar nga perimet, sallatat, mishi, byreku e plot të tjera. Fatkeqësisht është ushqimi më i mirë në botë dhe ndoshta duhet ët jetë dikush me disiplinë që ta haj këtë ushqim. Ushqimi ka qenë i mrekullueshëm që nga Tirana e deri në Korçë e Lazarat.”

Ne përpiqemi të bëjmë filma dhe ti nxjerrim ato nëpër botë. Shpërndarja e filmave është proces i vështirë po mund të them që mënyra se si po po e prodhojmë këtë dokumentar me këto episode për “Discover Channe” ne do të tregojmë Shqipërinë si një vend të mirë, vendet e bukura, bregdetin, që është një nga bregdetet më të bukura në Rajon.

Pse të filmojmë në vende të tjera kur mund të filmojmë këtu. Shkolla e filmit këtu është nga më të mirat ne vend dhe ka ide të cilat duhet të shihet dhe të prodhohet. Ka aq shumë mundësi për ata që duan të bëjnë filma./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!